FOTO/Qarkullonte me pistoletë, telefonata e qytetarëve çon 39 vjeçarin në pranga

0
128

Një operacion policor i koduar “VINOKASHI” ka çuar në kapjen e një shtetasi 39-vjeçar nga Gjirokastra i cili lëvizte me armë zjarri me vete.

Shtetasi në fjalë me inicialet I.V është arrestuar në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, ku gjatë kontrollit policor në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjer, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistoletë tip TT) dhe 45 fishekë.

Sipas policisë denoncimin për personin në fjalë ka ardhur nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit për hetime të mëtejshme dhe ndaj tij rëndon vepra penale e prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve.

Shkruaj nje koment