FOTO/Sherr me thika mes të rinjve në Përmet, qëllohet disa herë 20-vjeçari, dy në pranga

0
55

Dy persona janë arrestuar pas një konflikti me thika pasditen e djeshme ne qender te qytetit te Permetit ku mbeti i plagosur një person. Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç te dy banues në Përmet.

Sipas policisë, dje në pedonale pas një sherri dy të rinjtë që janë arrestuar, goditën  disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit V.Xh. 20 vjeç.

I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore pas plagëve të rënda.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment