FOTO/Si përdhunohet gjuha shqipe në dokumentet zyrtare nga “poetesha” e Përmetit në krye të Këshillit Bashkiak

0
173

Nivel mediokër në përpilimin e vendimeve zyrtare vjen nga Këshilli Bashkiak i Përmetit.

Vendimi nr 69 i këtij organi cikluar nga këshilltarët e PS në mbledhjen e datës 2 shtator të këtij viti, ka gabime të pafalshme drejtshkrimore. Madje që në krye të herës të vendimit ku është nënvizuar me shenjën e kuqe.

Është një vendim që emërton shkollën në fshatin Lliarë dhe madje ky vendim kërkon edhe ciklimin nga ana e prefektit të Gjirokastrës.

Nëse do ta quajmë skandal, nuk mbaron me kaq, por hartuesi i këtij vendimi është Anila Mihali, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Përmetit i dalë nga votimet ilegjitime të 30 qershorit të këtij viti.

Mihali përfaqëson PS në Përmet dhe aq më tepër është mësuese e gjuhë-letërsisë dhe e quan veten poete.

Nëse Përmeti ka nxjerrë deri më sot korifejtë e letërsisë shqiptare me në krye vëllezërit Frashëri, Anila Mihali kryetarja e Këshillit Bashkiak, është shembulli kokëfortë i përfaqësimit mediokër të këtij qyteti të shkëlqyer përmes PS dhe deputetes Mirela Kumbaro e cila dhe ajo nuk ka asnjë dallim nga Anila “poetesha”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here