FOTO/ Studentët rrëzuan gjysmën e qeverisë Rama, lajmi bën bujë nëpër botë

0
140

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë largimit të tetë ministrave nga kabineti qeveritar shqiptar dhe zëvendësimi i tyre me të rinj nga Kryeministri Edi Rama dje në Asamblenë e PS-së.

Agjencia e lajmeve italiane “ANSA” shkruan se largimi i tyre erdhi si pasojë e protestave të studentëve, pavarësisht se kërkesat e tyre ishin më shumë të natyrës ekonomike.

Gjithashtu një tjetër media, e cila pasqyron realitetin socio-politik në Shqipëri,  “Balkaninsight” raporton se kryeministri i Shqipërisë ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Një ngjarje e tillë nuk kishte se si të mungonte edhe në faqen e “The Associated Press”, e cila thekson se Rama ka riorganizuar kabinetin qeveritar si përgjigje ndaj interesave të studentëve që protestuan duke denoncuar edhe rastet e korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike e sociale në të cilat jetojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here