FOTO/Tym duhani nëpër lokalet e Gjirokastrës, inspektorët gjoba për xhepin e tyre

0
122

Inspektorët antiduhan në Gjirokastër pasi i shpëtuan ndëshkimit nga Gjykata e Gjirokastrës për shpërdorim detyre, mësyjnë tek bizneset e shërbimit duke vendosur gjoba për llomka.

Fushata e tyre është përqëndruar tek ato bar-kafe që janë të pambrojtura nga pushteti. Në fokusin e ndëshkimit hyjnë bizneset që nuk plotësojnë “kriteret” e vendosura nga inspektorët.

Po cilat janë këto “kritere” ?!

As më shumë e as më pak, gjobat për xhepin e tyre.

Në Gjirokastër pihet duhan kudo nëpër lokale dhe kjo vërtetohet tek fotot që Jugunews.net publikon për herë të parë ku individë dhe frekuentues të lokaleve në qytet, konsumojnë duhan pa u shqetësuar nga kontrollet e inspektorëve të antiduhanit.

Nëse kërkojnë provat, ja ku janë, foto që shihen qartë se duhani pihet papushim. Ndërkohë që inspektorët që i shpëtuan ndëshkimit nga dënimi, enden në kërkim të shpërblimit nga pronarët e atyre bizneseve që kërkojnë të “legalizojnë” brenda ambjenteve të tyre tymosjen e duhanit.

 

Jugunews.net kërkon të sensibilizojë Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror me këtë rast dhe të vendosë të njëjtin standart me të gjithë bizneset e shërbimit.

 

 

Shkruaj nje koment