FOTO/Ura e Hoshtevës rrezikon shembjen, arkitekti Aliaj vë alarmin

0
66

Ura e fshatit Hoshtevë në Zagorie, po rrezikon shembjen. Shirat e fillimdhjetorit, kanë dobësuar akoma dhe më tepër bazamentin e saj cka mund të rrezikojë seriozisht egzistencën e monumentit historik.

Arkitekti i mirënjohur Besnik Aliaj si nip nga Zagoria, i ka kushtuar vëmendje kësaj problematike duke reaguar në statusin e tij personal në FCB.

Zoti Aliaj, si një ndër emrat më përfaqësues të arkitekturës vendase, i ka bërë thirrje Bashkisë së Libohovës t’i kushtojë vëmendje këtij objekti ndërkohë që ka kërkuar prej institucioneve përfaqësuese të trashëgimisë kulturore si DRKK në Gjirokastër, që t’i kushtojë vëmendje urës historike të fshatit Hoshtevë.

Reagimi i Besnik Aliaj në Facebook.

SOS :
Pas shirave te fundit Ura historike e Hoshteves Zagori Gjirokaster rrezikon seriozisht te shembet! Shikoni gjendjen kritike sot … Sensibilizim maksimal per autoritet vendore ne Bashkine Libohove, agjencite rajonale e institucionet e specializuara qendrore te trashegimise, dhe komunitetin!

Shkruaj nje koment