Kreu i Partisë Demokratike Gjirokastër ka zgjedhur ta kujtojë ditën e demokracisë me një kolazh fotosh që tregojnë një pjesë të rrugëtimit të tij 26 vjeçar në emër të demokracisë dhe kontributin e tij për më shumë se dy dekada në Partinë Demokratike. Roland Bejko, është një ndër themeluesit e kësaj partie, që prej marsit të vitit1992, kohë ai ishte ende student. Me një sens autoironie, Bejko tregon mes fotove disa prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij politike.
Postimi i Roland Bejko
MARS 1992 – MARS 2018 !
Është ai momenti kur 26 vjet më vonë kupton se nuk ke bërë ndonjë gjë të madhe veç se ke lënë ……………… lesht, për Partinë !