FOTO/Ushqime nga Greqia për familjet e prekura nga tërmeti mbërrijnë në Bashkinë Dropull

0
146

Ndihma ushqimore kane mberritur sot nga Greqia permes Bashkise se Ilion qe eshte pjese e Qarkut te Athines.

Ndihmat kane per destinacion, familjet e prekura nga termeti i 26 nentorit te ketij viti ne Shqiperine e Mesme. Kryetari i Bashkisë Dropull Dhimitraq Toli i dale nga votimet moniste te 30 qershorit, mirepriti ndihmat mesditen e sotme dhe njekohesisht homologun e tij grek te Bashkisë se Ilion Nikolaos Zenetos.

Jane gati 7.3 ton ndihma ushqimore dhe veshmbathje per banoret e prekur nga termeti te cilat do te dergohen ditet ne vijim ne drejtim te Qarqeve Tirane, Lezhë e Durres.
Drejtuesit e Bashkise se Dropullit rezervuan nje pritje te ngrohte per miqte, ku pas shkembimit te dhuratave simbolike, dy kryetaret e respektive diskutuan mbi mundesite e bashkepunimit ne disa sektore kryesore, si dhe mundësine e binjakëzimit në nje të ardhme te afërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here