FOTO/Varfëria në ekstrem në Tepelenë e Memaliaj, Rilindja karshillëk fukarenjve

0
173

I gjithë pushteti i Rilindasve !

Kjo vlen vetëm për pushtetin e Edi Ramës në Memaliaj e Tepelenë ku varfëria ka 5 vjet që është ulur këmbëkryq dhe ku të rinjtë ikin nga sytë këmbët për shkak të vrasjes së shpresës nga pushteti i tepsisë së Rilindjes.

Socialistët e Memaliajt dhe Tepelenës, nuk i’u bën reaksion mishi, peshku, sallatat e shumëllojshme, pijet, alkooli duke i shoqëruar me këngë e valle.

Dhe këtë sfidë t’ia bësh popullit në Memaliaj dhe Tepelenë ku skanë me se të ngrysen dhe gdhihen me barkun bosh, e ofron vetëm Rilindja e PS dhe njerëzit që e përfaqëssojnë atë në Tepelenë dhe Memaliaj. Dhe ajo cka rezulton naïve për socialistët që “meken” për njerëzit që nuk kanë ctë hanë, janë këto foto që i hedhin vetë në rrjetet sociale si për t’i bërë karshillik varfërisë në kulmin e kulmeve që ka pllakosur jo vetëm Memaliajn dhe Tepelenën, por gjithë Shqipërinë.

Në foto janë krerët socialistë të Memaliajt dhe Tepelenës Edmonda Harizi dhe Arben Gumeni, kryetari i Bashkisë Tepelenë i kudondodhuri Tërmet Peci dhe për t’i vënë kapakun drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Laert Duraj kandidati humbës socialist në zgjedhjet e fundit politike.

Tabloja është e qartë me diciturën “Ne hamë e pimë për ju o popull që të na votoni sërish”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here