FOTO/”Zeri i Bilbilit” koncert per turistet franceze qe mberrijne ne Gjirokaster

0
208

Ansambi Folklorik “Zeri i Bilibilit” në qytetin e Sarandës dha një koncert festiv për grupin e parë të turistëve që erdhën për këtë vit në qytetin bregdetar.

Drejtuesi i ansamblit Sinan Ahmeti, duke folur përpara vizitoreve franceze u shpreh se një nga gjërat më të bukura që shikojnë turistët në Shqipëri është koncerti me këngë dhe valle popullore. Ai vuri theksin tek polifonia e cila mbrohet nga Unesko si një vlerë e rrallë e trashgimisë kulturore botërore.

Ahmeti tha se parashikohen rreth 300 koncerte të tilla për këtë vit ,që do të shfaqen për turistët në rajonin e Sarandës. Ansambi Folklorik “Zeri i Bilibilit”, është i vetmi që organizon koncerte të tilla ku promovohen vlerat që ka kombi ynë përsa i përket folkloti dhe kulturës tradicionale. Gjatë këtij eventi interpretohen këngë polifonike dhe valle tradicionale shqiptare.

Anija që preku Sarandën për herë të parë këtë vit quhej “Le belle del Adriatique”. Ajo ishte me turiste franceze dhe pritet të vijë disa herë për të vizituar bukuritë e Sarandës dhe Gjirokastrës gjatë një turi një ditor.

Shkruaj nje koment