FOTO/ Zjarr në një ofiçinë në Gjirokastër, dikush kishte hapur kanal dhe…

0
109

Një ofiçinë është përfshirë nga zjarri në Gjirokastër.

Servisi i automjeteve në pronësi të Dajlan Gjoksit, që ka shpërthyer në flakë ndodhet poshtë banesës dykatëshe në lagjen “Dunavat i Dytë”.

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga korrenti. Dikush kishte hapur kanal për të kaluar telat. Por situata është ende e paqartë derisa të bëhen verifikimet e nevojshme.

Zjarri i cili mori përmasa të mëdha u vu nën kontroll nga zjarrëfikësit.

Mësohet se nga përfshirja e zjarrit të ofiçinës ka dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e punës.

Shkruaj nje koment