FOTO/Zv ministrja e jashtme Artemisa Dralo zbret në Dropull, tek zonat e dëmtuara nga përmbytjet

0
151

Koha e keqe në Qarkun e Gjirokastrës e vecanërisht në zonën e Dropullit, ka vënë në lëvizje zv ministren e Punëve të Jashtme Artemisa Dralo e cila është bijë e kësaj treve.

Ndjeshmëria e zonjës Dralo për zonën e origjinës së saj por edhe për të mësuar më tepër rreth dëmtimeve që shkaktuan shirat e ditëve të fundit duke sjellë përmbytje, ajo ka zbritur në Dropull për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Në takimet e terrenit gjatë ditës së sotme në Dropullin e Sipërm, zv ministrja e Jashtme ka qenë e shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj njëkohësisht zv kryetar i Shtabit të Emergjencave Civile.

Për shkak të rënies së vazhdueshme të shirave, lumenjtë shkaktuan rrëzimin e katër urave dhe dy segmenteve rrugore, në Dropullin e Sipërm. Bashkëpunimi i menjëhershëm i Ministrisë së Mbrojtes me autoritetet lokale, si dhe interesimin e vecantë të zonjës Dralo, ekipi i specialistëve ka nisur përgatitjen emergjente të restaurimit të urës së parë, që do të mundesojë komunikimim me 9 fshatrat e bllokuar.

Forcat e Armatosura pas dy ditësh, do të instalojnë një urë të tipit Bejl cka do të mundësojë komunikimin e komunitetit të izoluar prej tre ditësh në këtë pjesë të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here