FOTO/”Amarcord” ishte koha kur Tavo, gëzonte për herë të parë dhe të fundit, postin më të lartë shtetëror

Ishte koha kur Vangjel Tavo, bënte interesantin pasi u shpërblye nga Ilir Meta me postin e zv kryetarit të Parlamentit Shqiptar fill pasi iku nga PS. Tavo ka inspektuar lëvizjen e shqiptarëve drejt zonës SHENGEN në Kakavije disa ditë pasi u liberalizuan vizat drejt zonës në fjalë në 29 dhjetor 2011. Në foto që servir Jugunews.net shfaqet i krekosur deputeti i LSI atëherë nënkryetar parlamenti, teksa inspekton Policinë Kufitare të Kakavijes anën shqiptare dhe atë greke. Në njërën prej fotove, shfaqet një përfaqësues i Konsullatës Greke në Gjirokastër, ish zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës Gentian Mullaj sot zëdhënës i Policisë së Shtetit dhe një zyrtar i Policisë Kufitare. Ndërsa në foto të tjera Tavo, duke diskutuar për “cështje të mëdha” me një prej policëve grek të Kakavijes. Ky ka qenë kulmi i karrierës në drejtim të institucioneve shtetërore të deputetit të LSI, ndërkohë që në 3 vitet e fundit, ndonëse ambiciet e tij për të qenë për ministër shëndetësise, nuk i’a ka arritur dot dhe sigurisht që kjo ngelet një prej ëndërrave të tij të parealizueshme sepse prurjet e reja në LSI, shpërfillin rolin e Tavos ndonëse ai konsiderohet si hambar votash të LSI në jug të vendit. Cikli i tij për të gëzuar poste drejtuese në qeveri, ka mbaruar.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment