Ndricimi në Parkun Natyror të Viroit, funksionon vetëm ditën me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes mungon.
Absurditeti nuk përbën më shqetësim për Bashkinë e Gjirokastrës e cila krejtësisht në mënyrë të papërgjegjshme, suprimon ndricimin publik në orët e mbrëmjes duke qenë funksional në orët e ditës.
Bashkia e Gjirokastrës, e ka parë të udhës që ndricimin ta lërë takuar përgjatë orëve të ditës pavarësisht se njerëzit janë mirë me shikimin dhe nuk kërkojnë asistencën e Zamirës për t’ua bërë ditën “diell”.
Ndricimi përgjatë orëve të ditës në Virua, tashmë është një praktikë e përditshme ndërkohë që krejtësisht në mënyrë absurde, ndricimi mungon natën.
Kësaj i thonë, të punosh, të mendosh dhe t’i shërbesh komunitetit fiks si Zamira.
Fotot e mëposhtëme tregojnë Viroin në dy pamje, natën në errësirë të plotë pa ndricim dhe ditën me diell, me ndricim.