FOTO/Basha-Bejko takim ne tendën e protestës

0
543

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, i gjendur në tendën e protestës para Kryeministrisë, është parë të qëndrojë krahë për krahë me kreun e opozitës Lulzim Basha. Zoti Bejko ka qenë i shoqëruar me krerët lokalë të PD në Qarkun e Gjirokastrës si dhe me këshilltarë të PD në Këshllin Bashkiak të Gjirokastrës. Mes Bashës dhe Bejkos, ka pasur edhe një bisedë për ecurinë e protestës dhe pjesmarrjen. Nga Gjirokastra, në tendën e protestës, do ta gdhijnë 50 veta. Vetë zoti Bejko, ka gjetur rastin të postojë në profilin e tij të Facebook-ut disa foto dhe statusin e mëposhtëm.

 

Statusi i plotë i zotit Bejko.

Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë z. Lulzim Basha me qarkun Gjirokastër në tendën e Protestës !

Hajdeni sa më shumë.

Si mund të rini të qetë në shtëpi?!!

Sot është koha të ndahemi nga tranzicioni i lodhshëm.

Zgjedhjet e lira e të ndershme jua kemi borxh shqiptarëve.

Protesta do të marë të tjera dimensione në ditët në vazhdim.

Këtu deri në dorheqjen e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.

Të çohemi të gjithë!

 

Shkruaj nje koment