Kryeministri Edi Rama, shkel vetë ligjet duke dhënë shembullin më të keq. Presioni ndaj administratës është në kulmin e vet ndërkohë që detyron gratë, të marrin pjesë në takimin që mbajti një ditë më parë në Parkun e Viroit në Gjirokastër.
Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, denoncon presionin që i bëhet administratës shtetërore nga ana kreut të qeverisë, për të marrë pjesë në takimet që ai ka zhvilluar një ditë më parë në Gjirokastër.
Zoti Bejko, ka ofruar prova me foto sesi autobuzët e ardhur nga zona përreth, kanë mbushur odeonin në Parkun e Viroit dhe aq më keq akoma edhe ftesa që ai ka dërguar cdo punonjëseje në zyrat e shtetit pasi mos pjesmarrja u kushtonte vendin e punës.
Statusi i plotë i Roland Bejkos.
NUK BËHET SHTETI DUKE SHKELUR LIGJET VET KRYEMINISTRI !
Edi Rama dhe Partia Socialiste vazhdon ta përdorë presion mbi administratën publike për ta detyruar të marë pjesë në fushatën elektorale.
Kjo në foto është një ftesë që stafi i tij e ka dërguar në çdo zyrë të institucioneve në Gjirokastër.
Gjithkush që do të mungonte në mitingun e zhvilluar në Virua do humbiste vendin e punës.
Siç duket dhe në fotot poshtë, gjithë nëpunësit e administratës, dhe ata me status civil, janë përdorur me detyrim për të mbushur sheshin e Viroit të transportuar me autobuzë.
Ndërkohë vet Kryeministri përdor makinat, karburantin dhe financat publike në dobi të fushatës së tij.
SHTETI NUK BËHET DUKE SHKELUR LIGJET !