FOTO/Besnik Aliaj dhe Arjan Kasaj, takim me strukturat e PD në Këlcyrë

0
1338

Besnik Aliaj dhe Arjan Kasaj, kandidatët për deputetë në listën e PD në Gjirokastër, janë prezantuar mesditën e sotme me strukturat e PD së Këlcyrës.

Në këtë takim, një prej arkitektëve më me emër në vend si Besnik Aliaj dhe një prej intelektualëve të shquar përmetar si Arjan Kasaj, shoqëroheshin nga kryesuesit e listës së kandidatëve të opozitës Tritan Shehu, Roland Bejko e Kosta Barka.

Gjatë takimit të sotëm me strukturat e PD në Këlcyrë, janë shpërndarë detyrat për fushatën elektorale që do të zhvillohet në këtë zonë, për arritjen e një rezultati të lartë në favor të opozitës shqiptare dhe PD.

Vetë kandidatët për deputetë zoti Aliaj dhe zoti Kasaj, kanë shprehur bindjen se populli do të shprehë me votë, zhgënjimin ndaj qeverisjes 4 vjecare të PS-LSI.

Ditën e sotme, portale që mbahen nga lekët e taksapaguesve shqiptarë, kanë spekuluar me qëndrimin e zotit Besnik Aliaj për tërheqje të tij nga gara.

Zoti Aliaj për jugunews.net shprehet se do të punojë për të arritur objektivin PD në Qarkun e Gjirokastrës dhe të bëhet pjesë e skuadrës fituese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here