FOTO/Cfarë po ndodh në Memaliaj, përditë vjedhje dhe tentativë vjedhje

0
981

Një tjetër rast tentativë grabitjeje në qytetin e Memaliajt.

Banesa e Namik Muhos në lagjen nr 5, ka qenë në “listën” e grabitësve të cilët kanë dashur që të ndërhynin për të vjedhur një sasi të hollash. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë por fatmirësisht, keqbërësit, nuk kanë mundur dot për shkak të vigjilencës së treguar nga ana e të zotëve të shtëpisë.

Njëri prej grabitësve i maskuar në fytyrë, ka qenë me një levë në dorë teksa ka hyrë në brendësi të banesës një katëshe dhe aty pastaj, e zonja e shtëpisë, është cuar nga gjumi si pasojë e zhurmës dhe ka shkuar për të parë se cfarë po ndodhte.

Në momentin kur ka shkuar në sallon, aty ka ndezur dritën dhe ka parë një person me gjatësi 180-190 cm me një levë në dorë. E zonja e shtëpisë ka ulëritur dhe pas kësaj keqbërësi me maskë është larguar menjëherë nën panik. Pas kësaj, të zotët e shtëpisë kanë vënë në dijeni policinë e cila deri tani nuk ka kapur apo nuk dyshon për askënd.

Rasti i sotëm është në vazhdën e shumë rasteve të vjedhjeve që kanë ndodhur dhe ndodhin në Memaliaj ndërkohë që Policia e Tepelenës, është e pafuqishme të zbulojë autorët e këtyre grabitjeve duke lënë të pambrojtur qytetarët dhe në panik të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here