FOTO/Cilët ishin Aleko dhe Afërdita Kosta, viktimat e sotme tek Sokaku i të Marrëve

0
189

Aleko Kosta 64 vjec i martuar për herë të dytë me Afërdita Gjokolin. Nga martesa e parë të cilën e shkurorëzoi sapo u njoh me Afërditën, nuk kishte fëmijë, ndërsa Afërdita Gjokoli kishte prej martesës së parë një djalë 20 vjecar të quajtur Hari.

Aleko Kosta ka qenë muzikant i njohur në Gjirokastër, ishte instrumentist i talentuar i saksofonit dhe në vitet e sistemit të kaluar ishte pjesë e orkestrës së Estradës së Gjirokastrës, orkestrës simfonike si dhe e fanfarës (orkestrës frymore).

Në vitet ’90 ka emigruar në Greqi deri sa u kthye nga emigracioni pesë vite të shkuara. Ka qenë njeri i respektuar nga kolegët e tij artistë si dhe nga banorët bashkëlagjas. Prej vitesh nuk kishte asnjë kontakt me të vëllanë e tij për arsye ende që nuk dihen, ndërkohë që njeriu më i afërt i tij, ka qenë e motra 67 vjecare.

Afërdita Gjokoli Kosta 50 vjec.

E diplomuar për mësuesi në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër me një stazh pune 25 vjet kryesisht në shkollën 9-vjecare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

Ka qenë e martuar më parë në Memaliaj. Nga kjo martesë ka djalin 20 vjecar Harrin të cilin Aleko Kosta e donte si birin e vet madje kishte kërkuar dhënien e atësisë. Në shkollën 9-vjecare “Koto Hoxhi”, Afërdita ka qenë nga mësueset më të përgatitura dhe shumë kërkuese nga prindërit e klasave të para. Sivjet Afërdita ishte mësuese e klasës së katërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here