FOTO/Dekonspirohet aksioni antikanabis i policisë në Tepelenë, “fluturon” kultivuesi

0
150

Në Turan të Tepelenës, zbulohen bimë narkotike të kultivuara. Policia ka ndërhyrë por nuk ka mundur dot të kapë kultivuesin. Burimet policore konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e drekës së sotme ku gjatë një inkursioni policor, u zbulua vendndodhja e 70 bimëve narkotike në vendin e quajtur Noga në afërsi të fshatit Turan në veriperëndim të Tepelenës. Pas evidentimit të lëndëve narkotike të mbjella në një hapësirë të vecuar, atyre i’u vendos zjarri ndërkohë që disa u mbajtën në cilësinë e provës materiale. Policia mban sekret emrin e kultivuesit të këtyre bimëve narkotike ndërkohë që u shpall në kërkim. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai është banor i Lopësit konkretisht nga fshati Mamaj afër të 30-ave i cili edhe më parë ka qenë arrestuar nga policia për kultivim të bimëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here