Policia kap thasë me drogë në Golem, ndërkohë që poseduesi i lëndës narkotike, i ka lënë “shëndenë” policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur uniformat blu kanë ndërhyrë në terren për të sekuestruar lëndën narkotike në zonën ku ishte raportuar më parë. Sasia e mallit narkotik prej 146 kg ka qenë e destinuar për t’u shitur në fundjavë, mirëpo ndërhyrja në kohë e policisë, bëri që plani të dështonte për organizatorët e trafikut me shumë mundësi drejt Greqisë. Operacioni antidrogë ka kulmuar vetëm me sekuestron e sasisë narkotike, ndërkohë që poseduesi i saj, është larguar nga vendngjarja përpara mbërritjes së policëve. Të 27 thasët e mbushur me kanabis, kanë qenë braktisur në vendin e quajtur Mëllëz në një hapësirë pranë fshatit Golem. Kanabisi sipas specialistëve të drogës, ka qenë në trajtën e gjetheve dhe kërcenjve. Pas peshimit të saj, droga është sekuestruar ndërkohë që janë vënë në kërkim të autorit. Sipas burimeve që disponon Jugunews.net nga grupi hetimor, bëhet fjalë për një person i cili nuk është nga Golemi por nga një fshat i Gjirokastrës i cili kishte ardhur për të ngarkuar sasinë narkotike me xhipin e tij, mirëpo ardhja e policisë, bëri që ai t’a braktiste atë dhe të largohej duke u shkëmbyer madje edhe me mjetet e policisë që vinin në drejtim të Golemit. Personi në fjalë, është larguar pas një telefonate se në drejtim të zonës po mbërrinin forcat policore. Operacioni i sotëm u dekonspirua duke shpëtuar poseduesin nga arrestimi ndërkohë që u mjaftua me sekuestron e kanabisit.
Home Aktualitet FOTO/Dekonspirohet operacioni për kapjen e pronarit të kanabisit, policia mjaftohet me sekuestron...