Mbërritën thasët me miell në Krahës.
Nuk dihet se cila forcë politike ka filluar shpërndarjen e thasëve me miell në fshatrat e zonës veriperëndimore të Tepelenës.
Një maune e zbuluar, është fotografuar teksa po merrte rrugën drejt kthesës në fshatin Krahës për të shpërndarë miell në këmbim të votës.
Ditët e fundit mjaft herë LSI ka qenë e akuzuar nga forca të ndryshme politike për shpërndarjen e miellit në këmbim të votës.