Bëmat e drejtuesve të administratës publike nga LSI nuk kanë të mbaruar.
Nëse punonjës të thjeshtë shfaqin preferencat e tyre politike në terren apo rrjete sociale cka dhe kjo është e ndaluar, drejtues të LSI në institucionet që kanë pavarësi të theksuar nga realiteti politik, shkelin me të dy këmbët urdhëresat e dala së fundi nga Kryeministria.
Më datë 2 qershor urdhëresat e dala nga Këshilli i Ministrave, legjitimojnë ndëshkimet e cdo funksionari të lartë drejtues të administratës publike të cdo niveli nëse shfaqin haptazi preferenca politike publikisht {media, rrjete sociale, tubime elektorale}. Madje për këtë është ngritur edhe një Task-Forcë e cila do të mbikqyrë të gjithë veprimtarinë e drejtuesve të cdo niveli qofshin ata që janë në varësi të ministrive të linjës.
Ndërkohë që pjesmarrja e tyre në tubime partiake, do të ndërmerret pas lejes së lëshuar nga titullari i institucionit përgjegjës, ose eprori mbi të.
Në Gjirokastër, duket se kjo urdhëresë e firmosur nga Kryeministri, nuk është kuptuar nga drejtuesit e institucioneve publike të LSI.
Në rastin konkret bëhet fjalë për një fenomen flagrant pasi personi në fotografi, është njëri prej drejtuesve të institucioneve të sigurisë së lartë sic është Burgu i Bëncës.
Personi foto e të cilit është shkëputur nga profili i tij personal në FCB, quhet Athanas Qirici. Në foto konstatohet shkelje e urdhëresës së Kryeministrit Dt 02 Qershor 2017 ku drejtuesit e institucioneve të pavarura si Policia, Burgjet, SHISH, Garda e Republikës, nuk duhet të manifestojnë parrulla me përmbajtje politike pasi në të kundërt, ndaj tyre merren masa.
Për t’i ardhur në ndihmë Task-Forcës së ngritur dy ditë më parë me urdhër të Këshillit të Ministrave, JN, po i vendos këto prova në dispozicion, për shefin e Zyrës së Financave dhe të Logjistikës në Burgun e Bëncës Athanas Qirici i cili padyshim është shkelës flagrant i këtyre urdhëresave të firmosura nga qeveria shqiptare me qëllim, mos përfshirjen e Administratës Publike në fushatë elektorale.
Qirici shfaq haptazi bindjet e tij politike në komente në rrjetin social FCB me glorifikimin e deputetit të LSI në Gjirokastër sipas formës klasike të një parrulleje në kohën e kooperativave bujqësore kur vlerësonin shefin e sektorit të grumbullimit.
Në komentin e tij në një status, zoti Qirici “de facto” nëndrejtor i Burgut të Bëncës, është hedhur në mbrojtje frontale të Tavos në ligjëratë të drejtë me një shqipe, që vetëm për një nëndrejtor burgu, nuk i përafrohet. “Investim janë burimet njerëzore të cilat nëse bënë një xhiro në cepo të thonë vetë mendimin, aty në bazë…..se me fjalë jemi ngopur…..veprat kush i bënë dhe ska shans njeri ta arijë të madhin VANGJEL TAVO për të cilin krenohet jo vetëm Gjirokastra por e gjithë Shqipëria….”
Këto dhe komente të tjera në favor të deputetit Tavo dhe LSI, janë bërë publike dhe cdokush mund t’i shikojë, por habia qëndron në faktin sesi një përfaqësues i një institucioni kaq të pavarur sic janë ato të riedukimit, bëhet palë me një parti politike.
I ngelet Task-Forcës të ndërhyjë për rastin në fjalë me qëllim që të kemi një administratë të pa ndikuar politikisht dhe të pavarur nga politika.