FOTO/I afërmi i Zamira Ramit, arrestohet për drogë

0
160

I afërmi i Zamira Ramit, arrestohet për drogë.

Kejvi Loloci 23 vjec, është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pasi i’u gjet në banesën e tij, 5 kg kanabis sativa.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur 23 vjecari është arrestuar, pasi Policia e Gjirokastrës u bind se sasia e kanabisit, ishte pronë e tij.

Kanë qenë specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Policinë e Gjirokstrës, ata që kanë rënë në gjurmët e kanabisit të 23 vjecarit Loloci, i cili është i afërm i kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Loloci Rami.

Policia pasi ka marrë informacion nga terreni, ka ndërhyrë në banesën e Lolocit në lagjen “Dunavat I”, dhe pas kontrollit të kryer ka zbuluar sasinë e kanabisit. Kjo e fundit u gjet në ambjentet e jashtme të banesës brenda një fuçie.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që mbi të afërmin e kryebashkiakes Rami, rëndon vepra penale e prodhimit të narkotikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here