FOTO/Kanabisi i fshehur nën cati, zbulohet nga policia, pranga poseduesit

0
158

Kanabis është zbuluar mëngjesin e të premtes edhe në fshatin Arrëz e Vogël në verilindje të Tepelenës.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë Muhamet Kikën 58 vjeç, banor i fshatit. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij i’u gjet 5 kg kanabis të cilën e mbante të fshehur në tavanin e shtëpisë. Për të mos u zbuluar, kanabisi gjendej brenda një thesi të zi plastik.

E gjithë sasia u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here