FOTO/Kandidatët Shehu, Barka e Xhelili, takim në Memaliaj

0
600

Kandidatët për deputetë të PD Tritan Shehu, Kosta Barka e Qamil Xhelili, kanë organizuar një takim madhështor me banorët e qytetit të Memaliajt.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Tritan Shehu, ka vlerësuar prezencën e qytetarëve memaljotë në këtë takim masiv cka është një obligim për vëmendjen që duhet t’i kushtohet qytetarëve të kësaj zone.

Në fjalën e tij zoti Shehu u ndal tek problemet ekonomike të qytetarëve shqiptarë pjesë e të cilëve janë edhe qytetarët e Memaliajt.

Rilindja dështoi me ekonominë pasi rritja e taksave uli investimet investimet në vend cka reflektoi në papunësi dhe varfëri-është shprehur Shehu. Programi i PD për Memaliajn, përfshin rritje një të investimeve me një taksë 9%, rritje pagash dhe pensionesh si dhe garantimin e statusit të minatorit.

Për ne nuk ka kuptim ajo që kryeministri Rama propagandon se ekonomia rritet, por qytetarët nuk e ndiejnë. Për ne të parët jeni ju, i pari është qytetari-është shprehur Shehu.

Ndërsa kandidati Kosta Barka, u ka kërkuar votën qytetarëve të Memaliajt duke kujtuar vitet kur ka punuar si inxhinier në minierën e qymyrgurit.

Kam besim se ju do të na jepni ne votën për t’ju përfaqësuar pasi do të qëndrojmë pranë jush-u shpreh zoti Barka.

Shkruaj nje koment