FOTO/Kapet kanabis në Turan, në arrati autorët

0
522

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 23 kg kanabis në një tunel në afërsi të fshatit Turan të Tepelenës.

Policia ka zbuluar sasinë narkotike pas informacioneve që siguroi nga disa banorë të Turanit, për egzistencën e kanabisit. Për këtë uniformat blu ushtruan kontroll nga ku rezultoi në gjetjen e tre fuçive plastike, brenda të cilave kishte Cannabis Sattiva.

Pas peshimit të saj, sasia prej 23 kg u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here