FOTO/Kapet kanabis në Zhapokikë, pranga poseduesit

0
161

Një sasi prej 517 kg kanabis, është gjetur në fshatin Zhapokikë të Tepelenës mëngjesin e sotëm. Forca të shumta policie, kanë shkuar në terren në fshatin malor mbi ish minierën e qymyrgurit në Memaliaj cka mundën të sekuestronin sasinë e larpërmendur, si dhe arrestuar poseduesin e saj. Neim Bishani 54 vjec, mendohet se është pronari i kanabisit ndërkohë që vec saj, i janë gjetur edhe municione luftarake. Policia ka shkuar në fshatin Zhapokikë bazuar mbi të dhënat e servirura mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 54 vjecari Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e vet në fshatin e sipërpërmendur. Kontrolli ka qenë i koordinuar me forcat e antidrogës për të identifikuar sasinë narkotike në të gjitha pjesët e banesës. Në fund nga kontrolli i ushtruar policia arriti të zbulonte në afërsi të banesës sasinë narkotike të depozituar në 60 thasë. Forma e kanabisit ka qenë në kërcell dhe gjethe. Policët krahas zbulimit të kanabisit, rastësisht kanë gjetur edhe sasi të konsiderueshme municionesh. Plot 1440 copë fishekë luftarakë janë zbuluar pak më tej vendit ku u gjet sasia narkotike. Kjo e fundit më pas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq nisur nga rrethanat e ngjarjes, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, kanë prangosur Neim Bishanin banues i Zhapokikës për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit. Policia nuk është mjaftuar me kaq, por ka ndërhyrë edhe më tej duke proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Zhapokikë për moskallzim krimi dhe shpërdorim detyre. Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here