Policia Bashkiake e Tepelenës, ka ndërhyrë sot në Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë, për të dëbuar tregtarët ambulantë. Qëllimi i këtij aksioni përvecse dëbimi i këtyre tregtarëve, ka qenë clirimi i hapësirave të uzurpuara prej tyre që operojnë në paligjshmëri të plotë-shprehen burime zyrtare nga Bashkia e Tepelenës. Aksioni i nisur sot në mesditë, është hasur në rezistencën fizike të ambulantëve të cilët kanë kundërshtuar me forcë ndërhyrjen energjike të punonjësve të Policisë Bashkiake madje duke shënuar edhe konfrontime mes të dy palëve. Të indinjuar ata kanë kërkuar vendimin e Këshillit Bashkiak dhe siguri për sistemimin e tyre pas përfundimit të këtij projekti.
Aksioni i sotëm ka pasur për qëllim riceljen e hapësirave të zëna në kuadër të një projekti prej 1 milion eurosh që po ndërmerret pikërisht në gërmadhat e një ndërtese të trashëguar në kohën e pushtetit të dikurshëm.