Investimi më i fundit nga Postblloku në Sheshin “Cerciz Topulli”, ka lënë pa ndricim pjesën e lagjes “Punëtori”.
Banorët e kësaj lagjeje ankohen përditë për mungesën e ndricimit publik ndonëse pagesat për këtë shërbim, janë të detyrueshme dhe paguhen cdo muaj së bashku me faturën e ujit. Pamja e përditshme që ofron lagje “Punëtori” nuk po i bën përshtypje kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës e cila pothuajse përditë e rreh këtë rrugë ditën me diell.
Instalimi i ndricimit rrugor prej postbllokut dhe deri tek ura e Nanxës është kryer si pjesë e aksesorit të investimit të fundit të kësaj vepre publike.
Prej muajsh mungesa e këtij ndricimi është kthyer në një makth për banorët e kësaj lagjeje të cilët kërkojnë as më shumë dhe as më pak, por përmbushjen e detyrimeve që ka Bashkia karshi tyre, ndërkohë që këta të fundit, paguajnë nga 150 lek në muaj për familje për të patur ndricim në rrugët e lagjes.