Realiteti politik dhe mbështetja qytetare thonë të kundërtën e asaj që LSI pretendon këtë fushatë elektorale, se do të jetë forcë e parë.
Por, edhe pse slogani i partisë ka ndryshuar, fushata e saj elektorale është e njëjtë nga viti në vit. Shfrytëzimi i çdo hapësire, qoftë edhe publike për të afishuar posterin e tyre elektoral.
Këtë radhë mesa duket LSI ka bërë një “autogol”, pasi siç shihet në fotografinë e mëposhtme kanë afishuar posterat e tyre në një kamion, që jo vetëm është pa kokë, por edhe në shitje.
Nuk dihet nëse ky kamion pa kokë dhe në shitje është mesazhi që kërkon të përcjellë LSI, por simbolika e fotos flet vetë.