FOTO/Plehrat digjen, Zamira bën sehir

Bashkia e Gjirokastrës në mungesë të evadimit të mbetjeve urbane nga kontejnerët, i bie shkurt duke i vënë zjarrin që në burim.

Foto që publikohet është marrë një ditë më parë pranë shkollës 9-vjecare Koto Hoxhi.

Zjarri e ka përpirë të gjithë kazanin e plehrave dhe aty kanë ngelur vetëm hiri i tyre, ndërkohë që tymi kancerogjen dhe era e cliruar në ajër, është respiruar nga banorët e pallatit aty pranë.

Sipas tyre kjo gjendje përsëritet cdo herë dhe askush nga Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar këtë veprim të papërgjegjshëm që ka pasoja në cilësinë e jetës së këtij blloku pallatesh.

Banorët shprehen se zjarri vendoset rregullisht nga punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit në mungesë të evadimit të mbejteve me automjet.

Veprimi i papërgjegjshëm, e ka burimin tek zyra e kryetares së Bashkisë Zamira Rami e cila hallet e komunitetit i ka në plan sekondar, ndërkohë që ankesat nuk rreshtin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment