FOTO/Policia e Tepelenës, asgjeson kanabis në Izvor, ja cilët ishin kultivuesit të cilët i shpëtuan policisë

Policia e Tepelenës në aksion për asgjesimin e kanabisit.

Asgjesimi i 300 rrënjëve kanabis në fshatin Izvor në verilindje të Tepelenës, ishte veprimi i sotëm i uniformave blu, ndërkohë që kultivuesit nuk kanë mundur dot t’i kapin. Sipas informacioneve që bëhen publike nga Policia e Tepelenës, dy të rinj që kanë guxuar të kultivonin kanabis, janë E.Xhafaj dhe D. Harizi të dy 25 vjecarë banorë të fshatit Izvor.

Ndonëse Policia e Tepelenës ka dhënë vetëm inicialet e tyre, Jugunews.net ka siguruar emrat dhe mbiemrat e kultivuesve të kanabisit të cilët janë në arrati. Bimët narkotike janë zbuluar në vendin e quajtur “Përroi i madh”, në afërsi të fshatit Izvor. Pas djegijes në vend të kanabisit, forcat policore, kanë marrë informacion se kultivuesit janë dy banorë të këtij fshati me mbiemër Xhafa dhe Harizi. Policia po punon për kapjen e tyre ndërkohë që materialet i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment