FOTO/Radhë kilometrike në Kakavije, fluks i paparë

0
1746

Radhë e madhe kilometrike në Kakavije.

Me qindra automjete presin në të dy krahët e kufirit, për të qarkulluar lirshëm në destinacione për Greqi dhe Shqipëri.

Burimet nga Kakavija, konfirmojnë për Jugunews.net se në pjesën shqiptare, radha e mjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë, ka shkuar deri në 2 km. Mes shumë mjeteve, janë edhe 20 autobuzë të linjave drejt Athinës dhe Selanikut.

Ndërsa në territorin grek, radha e mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri, është diku tek 3 km.

Fluksi është krijuar në orët e mbrëmjes, në vigjilje të riceljes së punës në Doganën Greke të Kakavijes, pasi në 24 orët e fundit, doganierët grekë, kishin shpallur grevë për rritje pagash.

Prej ditës së djeshme, autoritetet shqiptare, ishin informuar nga ato helene, për grevën e paralajmëruar dhe mesditën e sotme, nuk ka pasur fluks mjetesh në të dy anët e kufirit, ndërkohë që këmbësorët kanë qenë të lirë të qarkullonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here