FOTO/Sërish drogë në Tepelenë, pranga 58 vjecarit

0
82

Aksionet kundër kanabisit kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të së hënës.

Një 58 vjecar është prangosur teksa i kanë zbuluar në banesën e tij 31 kg kanabis. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekël të Tepelenës kur Policia ka arrestuar poseduesin e kësaj sasie narkotike, Hajri Pushi.

Banori i fshatit Lekël, dispononte lëndën narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesën e tij. Konkretisht lënda narkotike, është gjetur në një ambjent që përdorej për depozitimin e veglave të punës së 58 vjecarit.

Sasia narkotike gjendej në brendësi të dy bidonave plastik dhe menjëherë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj Pushit rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shkruaj nje koment