FOTO/Shehu, Bejko e Xhelili, takime me qytetarë në Tepelenë

0
915

Kandidatët për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, Roland Bejko e Qamil Xhelili, kanë organizuar takime me qytetarë të thjeshtë në Tepelenë, në orët e mbasdites së djeshme.

Në këto takime të hapura dhe spontane me banorë të Tepelenës, ka rënë në sy etja për ndryshim në zgjedhjet e 25 qershorit që për qytetarët tepelenas, është domosdoshmëri për të patur një qeveri në shërbim të tyre dhe zgjidhja e vetme është PD si alternativë e besueshme.

Në profilin e tij në FCB, kandidati Roland Bejko shkruan se më 25 qershor vota e qytetarëve të Tepelenës e cliruar nga frika dhe represioni i pushtetit, do të shkaktojë tërmet kundër pushtetit të dhunshëm, abuziv, korruptiv dhe oligark të Rilindjes së Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Postimi i plotë i zotit Bejko.

Takime me qytetarët në Tepelenë.

Më 25 Qershor vota e tyre e çliruar nga frika dhe represioni i pushtetit do shkaktojë tërmet kundër pushtetit të dhunshëm, abuziv, koruptiv dhe oligark të Rilindjes së Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Nuk mund të mbahet i nënshtruar nga frika për një kohë të gjatë një ppoull i tërë.

Herët a vonë, zemërimi i tij do shpërthejë.

Në Tepelenë dhe Memaliaj do ndodhë më 25 Qershor.

#Republikaere
#Fitore

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here