FOTO/SKANDAL !!!! Kandidatja e LSI, fushatë elektorale në Spitalin e Memaliajt

0
2218

Jugunews.net sjell tjetër provë me foto sesi drejtuesit e LSI në administratën publike, shfrytëzojnë postet për të ndërmarrë fushatë elektorale në institucionet ku janë drejtues.

Rasti më flagrant është ai i Ediola Brahaj kandidate për deputete e LSI e dyta në listë në Qarkun e Gjirokastrës njëkohësisht drejtoreshë e Spitalit të Tepelenës.

Zonja në fjalë është fotografuar teksa ka qenë në Spitalin e Memaliajt ditën e sotme rreth orës 18:30 dhe ka dalë pas një takimi që ka organizuar me dy mjekë dhe infermieret e atjeshme, pasi Spitali në Memaliaj, nuk ka asnjë pacient të shtruar, ashtu sikurse dhe Spitali i Tepelenës por shërbejnë si bankomat për militantët e partisë së Ilir Metës.

Mësohet se Ediola Brahaj me detyrë drejtuese e Spitalit të Tepelenës, ka porositur dy mjekët dhe infermierët e Spitalit të Memaliajt (ku është në varësi të saj), që të organizohen dhe të sigurojnë gjithësecili nga 50 vota për LSI, pasi në të kundërt do të humbasin vendet e tyre të punës.

Dyshimet për këtë vizitë të papritur të Ediola Brahajt në Spitalin e Memaliajt në orët e mbasdites për fushatë elektorale, shtohen pasi nuk u ndërmorr brenda orarit zyrtar, por jashtë tij. Megjithatë kjo vizitë është shkelje sepse në në institucionet publike, është e ndaluar fushata dhe propaganda politike, ndërsa për LSI, ka “amnisti”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here