FOTO/Trafik ndërkombëtar i drogës në Kakavije, kapen 39 kg kanabis, trafikantët largohen në drejtim të paditur

Një tentativë e dështuar mund të quhet ajo e djeshmja e tre personave, të cilët kërkonin të trafikonin një sasi prej 39 kg marijuana.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur punonjësit e Policisë Kufitare në Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë zbuluar prezencën e tre personave të cilët transportonin dy çanta shpine. Pas vrojtimit në distancë të këtij veprimi, forcat kufitare, janë vënë në ndjekje të personave të panjohur të cilët ndodheshin pak metra larg kufirit me Greqinë.

Ndonëse atyre i’u është bërë thirrje për të ndaluar, të tre personat, duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar, kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat. Pasi kanë mundur t’i shpëtojnë kapjes nga forcat e ndjekjes policore, këto të fundit kanë lajmëruar homologët grekë për të ndërhyrë në kapjen e tyre.

Cantat e braktisura, ishin të mbushura me kanabis në total 39 kg. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë Rajonale, po punojnë  për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave falë edhe bashkëpunimit me Policinë Greke.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment