Franca dhe Gjermania kërkojnë që Shqipëria të heqë nga duart e popullatës armët

0
138

Franca dhe Gjermania kërkojnë që Shqipëria të heqë nga duart e popullatës armët dhe municionet luftarake para se vendi të bëjë hapa të tjerë për anëtarësimin në BE.

Drejtori i Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme, Marcus Bleinroth, tha se kjo çështje duhet trajtuar me përparësi.

Marcus Bleinroth: Vetëm në këtë mënyrë ju mund të bëheni dhe anëtarë të BE.

Ambasadori Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar, në ministrisë e jashtme franceze, Jean-Claude Brundet u shpreh se trafikimi i armëve është një kërcënim global.

Jean-Claude Brundet: Trafikimi i armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm është kërcënim për të gjithë. 

Gjatë prezantimit të “Udhërrëfyesit 2024 për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor”, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se Shqipëria ka forcuar kontrollet kufitare me qëllim parandalimin e trafikimit të armëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here