Francë, dënohen pronarët e inceneratorit. Rrezik për jetën

0
152

Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambientale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve.

Gjykata u shpreh se kompania Melunit ka “vënë në rrezik jetën” e qytetarëve të zonës për shkak të ndotjes prej dioksinave të emetuara nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake të Vaux le Pénil (komuna Seine-et-Marne). Ky incinerator, i cili ka funksionuar deri më vitin 2002, e apeloi vendimin e gjykatës.

Më 6 mars, Gjykata Penale e Parisit e dënoi kompaninë ndërtuese të inceneratorit me 250 mijë euro gjobë. Në vendim përfshihet edhe gjoba prej 50 mijë euro për ushtrimin e aktivitetit pas vendimit për mbylljen e inceneratorit, më qershor 2002.

Krijuar në vitin 1974, inceneratori i Vaux-le-Penit lëshonte mbi kopshtet dhe çatitë re tymi të mbingarkuara me dioksina, ndotës organikë shumë toksikë. Në pamundësi për t’u modernizuar, ajo u mbyll në qershor të vitit 2002. Disa llogaritje të bëra në mars 2002 kishin zbuluar se nivelet e dioksioneve ishin më shumë se 2,200 herë më të larta se norma.

Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri.

Në vendimin e saj të 6 marsit, gjykata vlerësoi veçanërisht se “rreziku i menjëhershëm i vdekjes apo i dëmtimit si pasojë e emetimit të ndotësve” ishte me themel dhe se ky emetim ishte “i qëllimshëm”. Ai gjithashtu dënoi konglomeratin të paguajë mijëra euro dëme për banorët e prekur dhe fshatin Maincy, një vendim “historik”, sipas avokatëve të tyre.

“Kjo është hera e parë që viktimat marrin kompensim për dëmet e shkaktuara nga keqfunksionimi i një inceneratori” — tha Z. Lepage, ish-Ministër i Mjedisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here