FRESSH lule te freskëta për 8 marsin, nënave dhe grave gjirokastrite

FRESSH Gjirokastra, ka dhuruar lule për gratë e moshuara në Azilin e Pleqve. Ka qenë një iniciativë e kreut të FRESSH Anesti Bashari, e cila u konkretizua mesditën e sotme me një grup djem e vajzash, nga forumi rinor erusocialist me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. Djemtë dhe vajzat e këtij forumi, kanë blerë buqeta dhe lule të freskëta për t’ua dhuruar grave të moshuara që gjenden të vetmuara në Azilin e Pleqve në qytetin e Gjirokastrës. Për Jugunews.net kreu i FRESSH Gjirokastra Anesti Bashari, shprehet se të dhurosh një lule të freskët sot, nuk të kushton asgjë dhe as të rëndon në xhep, por simbolika që përcjell kjo lule apo buqeta me lule tek nënat, gjyshet, motrat apo dhe tek këto nëna të mocme që kanë zgjedhur t’a kalojnë jetën këtu në këtë azil, është shumë e madhe sepse këto lule, vijnë me frymën e sinqertë tonën si FRESSH. Respekti ndaj nënave sot, është detyrim moral ndërsa 8 mars ka cdo ditë për to-është shprehur Bashari. Më pas të rinjtë e FRESSH kanë shpërndarë buqeta me lule edhe tek gratë shitëse në tregun industrial, në spital, në kopështe dhe në shkolla.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment