Frike nga Covid rikthen maskat ne SHBA

0
74

Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanw bwrw tw detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Komisionari për Shëndet i qytetit të Nju Jorkut, Dr. Ashwin Vasan i tha WABC TV-së të mërkurën se bartja e detyrueshme e maskave ka rifilluar në të 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

“Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron-it më 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID-19”, tha Vasan për WABC-në.

Shkruaj nje koment