FRONTEX:Janë regjistruar për kalim të paligjshëm të kufirit 3500 emigrantë

0
132

Sipas zëdhënëses s e FRONTEX, Izabela Cooper, numri i emigrantëve që përdorin kufirin Greqi-Shqipëri për kalim të paligjshëm, është dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar. Fluksi më i madh ishte në qershor dhe shtator. “Që nga nisja e këtij operacioni, në muajin maj të këtij viti, janë regjistruar për kalim të paligjshëm të kufirit 3500 emigrantë, një shifër shumë domethënëse”, deklaroi Cooper. Zyrtarja e Frontex zbulon se kombësitë kryesore të emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri përfshijnë Irakun, Sirinë, Marokun, Pakistanin, Algjerinë dhe Palestinën. Sipas Cooper, pjesa më e madhe e tyre kalojnë fillimisht nga Turqia për në Greqi ndërsa më pas vendosin të kalojnë në shtete të tjera të BE-së për kushte më të mira ekonomike. Ndërkohë që prej muajit maj, 50 oficerë policorë të Frontex asistojnë autoritetet shqiptare në përballjen e një sërë krimesh serioze ndërkufitare siç janë terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i drogës, trafikimi i automjeteve dhe falsifikimi i dokumenteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here