FRPD denoncon skandalin e radhës

Të rinjtë e PD, denoncojnë mosvënien në eficensë të godinës së maternitetit të ri të Gjirokastrës. Pas inagurimit me bujë nga ana e kryeministrit Rama disa muaj më parë, sërish nënat shtatzënë, vuajnë në kushte aspak normale, në katin e tretë të spitalit rajonal, ku është shndërruar në një repart materniteti tërësisht jashtë cdo lloj kushti. Arsyeja ishte rehabilitimi i godinës egzistuese të maternitetit të ri i cili është ndërtuar 33 vjet më parë. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social FCB, Forumi Rinor i PD, e cilëson skandal gjendjen ku ndodhet materniteti i Gjirokastrës ndonëse është përuruar 5 muaj më parë.

Më poshtë deklarata e FRPD-Gjirokastër.

capture

Edhe pse ka rreth 5 muaj nga inagurimi i maternitetit nga kryeministri Rama, ai perseri eshte i mbyllur dhe nuk funksionon. Qe prej fillimit te punimeve dhe 5 muaj pas mbarimit te tyre materniteti eshte shperngulur ne katin e 3, pra tek reparti infektivit ne godinen tjeter. Ky eshte nje skandal jo vetem rajonal por edhe me gjere. Pse nuk eshte vene ne dispozicion ky maternitet pas nje kohe kaq te gjate edhe pse eshte teresisht i perfunduar? Keto skandale qe ndodhin vetem ne kete vend tregojne me se miri se korrupsioni dhe neglizhenca nga pushtetaret po shtohen dita dites ne kurriz te qytetareve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment