FRPD Gjirokastër, ka patur përfaqësimin më dinjitoz në protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë. Me dhjetëra djem dhe vajza nga ky forum, i janë përgjigjur thirrjes për protestën e sotme antiqeveritare me qëllim, rrëzimin e saj dhe formimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet e 18 qershorit. Foto që poston Jugunews.net shihen një grup i të rinjve energjikë të FRPD Gjirokastër me drejtyuesit e saj Artan Aliko, Engjelina Basho dhe Panajot Cakalli, si dhe me prezencën e dhjetëra të rinjve të tjerë. Mjaft prej tyre, kanë shprehur dëshirën, për të qendruar në cadrat e ngritura para kryeministrisë. Vetëm nga rrethi i Gjirokastrës, numri i pjesmarrësve sipas organizatorëve, ka qenë 500, ndërsa si Qark, nga Gjirokastra numri ka qenë mbi 1000.