Fshatrat e Memaliajt në errësirë të plotë, reagon deputeti demokrat Tritan Shehu

0
161

Prej disa ditësh fshatrat e pjesë lindore dhe verilindore të Bashkisë Memaliaj, po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Banorët e fshatrave të Njësive Administrative Krahës, Buz, Qesarat e Luftinjë, apelojnë për rikthimin e energjisë së munguar por asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e OSHEE.

Rryma mungon dhe spegimet nga OSHEE po ashtu.

Të gjendur në këto kushte, deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka reaguar në një status në rrjetin social FCB.

Zoti Shehu shprehet shumë i shqetësuar për fatin e 5000 banorëve të zonës në fjalë që i është privuar padrejtësisht rryma elektrike.

Statusi në FCB i deputetit Tritan Shehu.

Nje pjese e Memaliajt prej disa ditesh pothuajse ne erresire te plote!
Nga takimet qe kisha sot aty me rezulton se dy njesi, Buzi e Luftinja me reth 30 fshatra e 5000 banore, prej 3-4 ditesh jane pothuaj krejt pa energji elektrike.
Megjithe ankesat e bera askush nuk impenjohet ne zgjidhjen e kesaj gjendje skandaloze.
Ndersa cmimet e energjse riten, denimet edhe per mos pagesat me minimale ashpersohen, cilesia e sherbimit te ofruat shkaterrohet.
Arrogance e pa pergjegjshmeri ekstreme kjo ndaj popullesise.
Pa dyshim edhe korrupsion galopant.
Deri kur do te vazhdohet keshtu?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here