
Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve sociale.
Në një përpjekje për të arritur audiencat e reja, kandidatët sponsorizojnë postimet e tyre elektorale për të fituar avantazh ndaj kundërshtarëve.
Nga 2021 kur Facebook ka filluar monitorimin janë gati 562 mijë dollarë të harxhuara.
Nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, PS Shqipëri me 204 mijë ndjekës ku ka harxhuar në 3 muaj rreth 7381 dollarë.
Sa i përket kampit opozitar të bashkë fitojmë, Ilir Meta është politikani me aktiv me 8840 dollarë të harxhuara, i cili ka sponsorizuar takimet e tij por edhe ato të kandidatëve të ndryshëm.
Pas tij vjen kandidati i Shkodrës Bardh Spahia me 4226 dollarë të harxhuara. Ndërkohë pas tij vjen Luciano Boci me 1220 dollarë dhe 11 kandidatë të tjerë të koalicionit opozitar që kanë investuar më pak se 1 mijë dollarë për fushatat e tyre.
Edhe partitë që garojnë të pavarura kanë shpenzuar në Faccebook për Reklama politike. Më aktivi është Endri Shabani nga Nisma Thurje me 2402 dollarë, ndjekur nga Lëvizja Bashkë dhe PDIU. Pas tyre vjen Dashamir Shehi dhe Agron Duka.