Fushatë në kohë Koronavirusi?/ Bashkia Gjirokastër show me njerëzit në nevojë

0
142

Nga Telnis Skuqi

Ka njëqind mënyra për të ndihmuar të varfërit në këtë kohë të vështirë, por kryebashkiaku i qytetit tim ka gjetur rrugën më të gabuar për të shpërndarë ndihmat, – më shkruan në inboxin tim një këshilltare e majtë e Bashkisë Gjirokastër.

  • Përpara se të jem këshilltare, unë jam nënë, – shton ajo.
    Sipas saj, veprimi i kryebashkiakut është kriminale, sepse ai për të përmirësuar imazhin e tij, ka nxjerrë në terren punonjësit e administratës pa masa mbrojtëse.
  • Bashkia e Gjirokastrës është institucion, po kështu edhe posti i kryebashkiakut është institucion, kjo do të thotë që ky institucion ka detyrime ndaj qytetareve dhe është e papranueshme që të nxjerrës njerëz të administratës në terren për të bërë fushatë për kryebashkiakun, apo akoma më keq të përdorësh njerëzit në nevojë për të nxjerrë në video, – specifikon ajo.
  • Kush mban përgjegjësi nëse një nga këta punonjësit e adminstratës lokale infektohet në terren, vetëm sepse këtë e kërkon imazhin i kryebashkiakut? – pyet ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here