Futet për tu larë në det, humb jetën pushuesi serb në Vlorë

0
65

Një turist serb i cili ndodhej me pushime në Vlorë, ka humbur jetën pak pasi është futur në det.

Në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por 54-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.

Shkruaj nje koment