
Nga Gentjan Gaba
E mbaj mend si sot, ishte 9 shtator, pak minuta pas pezullimit te Berishes nga grupi parlamentar, ne sallen e mbledhjeve ndodheshin deputetet e PD. Me te drejten e Zotit, grupi qe historikisht kishte zhvilluar karrieren ne krah te Berishes, mbajti nje pozicion konsekuent. Te tjeret u pajtuan me nevojen e ndarjes se ceshtjes personale te Berishes per shkak te non grates, per te mbrojtur interesat e PD dhe partneritetin me SHBA. Ngjarjet rodhen, u moren vendime, edhe nga deputetet qe sot mohojne firmat dhe votat e tyre ne institucione per pezullime e perjashtime. Mu kujtua mbremja e 9 shtatorit 2021, sepse sot lexova nje koment qesendises ndaj Bashes nga Tomor Alizotit. Edhe pse sot eshte ne krah te Berishes, ate dite deklaronte me bindje se pezullimi ishte vendimi i duhur per te mbrojtur marredheniet me SHBA-te, duke vijuar me shprhejen qe me eshte bere tatuazh ne tru, e qe me kujtohet sa here e shoh Alizontin ne krah te Berishes: “PD nuk mund te jete fondacioni Sali Berisha…”.
Tani, une nuk e di pse Alizoti mori teseren e anetaresise te ketij fondacioni, por mungesa e lidershipit, e udheheqesise per te bere qe bindjet e tua te jene te pelqyeshme te njerezit, edhe kur ata nuk e kuptojne qellimin fundor te nje projekti me te madh se nje individ apo se PD, pra pranimi nga nje i djathte i koncepteve leniniste alla “ç’thote populli ben partia…”, eshte tregues i dobesise se nje politikani, i mungeses se guximit per te bere gjene e duhur, edhe kur ajo eshte e veshtire, edhe kur duhet te ndeshesh me njerez me te cilet ke ndare shume momente politike e jete.
Ashtu si Alizoti, shume te tjere nuk i dolen me zot qendrimeve te tyre, madje vijojne te sperdridhen me pretendime opozitare, demek se per hater te opozitarizmit po kafshojne gjuhen per t’u perballur me armikun Edi Rama. Ky nuk eshte vetem naivitet, por eshte edhe nje poshtersi ne kurriz te atyre qe ende mund te besojne keta individe, sepse nuk ka sherbim me te mire ndaj Rames sesa te mohosh, te besh sikur nuk sheh, apo te mbulosh me retorike, origjinen e gjithe sa ka ndodhur ne PD, shpallja e non grata e Berishes. Kush nuk ka guximin politik per te mbajtur nje qendrim, per te kutptuar se bashkimi mekanik, pa ndarje te qarte mbi kete çeshtje, te kete Kukesin vath ne vesh. Tashme, pas dy vitesh beteje mes kokes dhe murit, duhet te ishte e qarte se eshte duke u çare koka e jo muri…